Milot Rashica së bashku me Enest Muçin do kenë para vetës sfidën më të madhe, që nga koha kur u bashkuan me Besiktasin.
Sonte në përballjen e ‘shqiptarëve’, në finalen e Kupës së Turqisë, Rashica dhe Muci do kenë kundërshtar Enis Bardhin me skuadrën e Trabzonsporit.
Ndeshja fillon nga ora 19:45.
Rashica u bashkua gjatë merkatos verore me Besiktas nga rivali Galatasaray, nga transferimi i tij e deri më tani, kjo është ndeshja më e rëndësishme për Milotin.
Një sezon për të u harruar nga Besiktas, por në fund mund të mbyllin me sukses edicionin 2023/24, duke fituar trofeun e dytë më të vlefshëm në Turqi.
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë
Nuk ka pritje në pikat kufitare të Republikës së Kosovës