Armando Broja përgatitet për të luajtur Evropianin e parë me fanellën e Shqipërisë.
Sulmuesi i kombëtares në një intervistë për “The Athletic”, shpreson që në këtë event të jashtëzakonshëm të tregojë vlerat e tij dhe t’i provojë të kundërtën të gjithë kritikëve të tij.
Ndër të tjera, Broja u shpreh se kënaqësia e vërtetë në futboll është kur ia del të kalosh të gjitha vështirësitë që shfaqen gjatë rrugës.
“Nëse unë do të jem në fushë me Shqipërinë në Euro 2024, atëherë do të kem mundësinë t’u tregoj njerëzve se kush jam në të vërtetë. Sa herë mendoj për këtë, më vjen një buzëqeshje natyrale.
Gjthë jetën time kam ëndërruar që të isha pjesë e një eventi kaq madhor. Kam shumë për t’u provuar njerëzve, por edhe vetes sime. Në futboll ka shumë kritika, njerëz që dyshojnë në cilësitë e tua. Ata mbajnë mend vetëm ndeshjet e këqija dhe të gjykojnë kur je në pikën më të ulët.
Por, kënaqësia e vërtetë në futboll është kur i lë pas të gjitha këto. Do ta përdor të gjithë këtë energji si një shtysë për t’u provuar njerëzve të kundërtën. Më është dashur ta bëjë këtë gjatë gjithë jetës sime dhe ky Europian me jep një tjetër mundësi.
Dua të tregoj se e kam hedhur pas dëmtimin, dhe se mund t’ia dal kundër kombëtareve më të mëdha në botë, si dhe kundër disa prej mbrojtësve e lojtarëve më të mirë në qarkullim.
Dua t’i tregoj botës, vendit tim, familjes sime, shokëve, të gjithë atyre që dyshuan, por edhe atyre që më mbështesin, se unë mund të bëhem futbollisti që kam në mendje dhe të arrij të gjithë pritshmëritë që kam për veten”, u shpreh Broja.
Broja së fundmi shënoi gol ndaj Lihtenshtajnit në një miqësore ku Shqipëria e fitoi 3-0./Arbresh.info/
Agim Ademi dhe Franco Foda optimistë për ndeshjen me Islandë...
Parlamenti ukrainas anulon seancën nga rreziku i sulmeve ajr...
Hasani ndan një video me letrat e fëmijëve të diasporës për ...
Vrau 14 vjeçarin, Martin Cani “arrest në burg” për Mario Për...
Ku mos mu HUTU me BLACK FRIDAY Artmotion
FSK testoi kapacitetet e komunikimit C4I