Real Madrid është ende në pritje të Andriy Lunin (21 vjeç), edhe pse ky i fundit nuk e humb shpresën se do ta shohë veten një ditë duke triumfuar në Santiago Bernabéu.
Reali e bleu Lunin në vitin 2018 për 8.5 milionë euro, pas një sezoni mbresëlënës.
Destinacioni i parë ishte Leganes, u dërgua formë huazimi, por nuk bindi, luajti shtatë ndeshje në të cilat ai mori shtatë gola.
Los Blancos më pas e huazuan te Valladolid, por ai e prishi marrëveshjen në afatin kalimtar të dimrit sepse nuk luajti (ai mori pjesë vetëm 210 minuta në Copa del Rey).
Ai tani është i huazuar të Oviedo, ka bërë mbi 10 paraqitje.
Sido që të jetë, edhe pse nuk ia ka ecur mirë duke ndërruar shpesh klubet, ai beson se do të vijë momenti i tij dhe të triumfojë në Real Madrid.
“Sigurisht që e shoh veten si një portier i Real Madridit. Nëse nuk do ta kisha parë, nuk ka kuptim të vijë në Madrid. Nuk do të kishte kuptim të vija në këtë klub. E shoh, bëj maksimumin për të arritur këtë qëllim. Kur, nuk e di. Dhe kur të vijë ky moment, jam i bindur që do të jetë një nga momentet më të mira të jetës sime, madje edhe më i miri”, ka thënë portieri ukrainas për revistën Real Madridista.
“Unë nuk e di. Unë vërtet nuk e di tani. Do të shohim. Sigurisht që do të doja të kthehesha në Madrid dhe të garoja për numrin 1. Por do të shohim pak më vonë se çfarë konsideron trajneri dhe çfarë do të ndodhë me këtë situatë karantine, e cila shpresoj se gjithçka do të shkojë mirë”. /Gazeta Express/
Shkup/ Ligji për Gjuhët pritet të shqyrtohet në mars të viti...
Fitimi, Gresa dhe Laurenti ngjallin të qeshura teksa flasin ...
Hamza premton Fond Shtetëror të Bursave: 25 milionë euro çdo...
Arb Manaj, futbollisti më i mirë i muajit dhjetor tek Drita
Prokurorja thotë se është vërtetuar që në veprimet e Çedomir...
Çmimet e barnave të unifikuara nga 1 janari, Kurti: Edhe një...