“Dua të shënoj 20 gola këtë sezon dhe të fitoj trofe” – Albion Rrahmani në top formë në Rumani

10:57 | 29 Shkurt 2024
KRG

Albion Rrahmani ka vazhduar me formën më të mirë të tij në kampionatin rumun.

“Lewandowski i Kosovës”, mbrëmë ka arritur t’i shënojë dy gola në fitoren e Rapid Bukureshtit ndaj UTA Aradit, shkruan Arbresh.info.

Rrahmani deri më tani ka arritur të shënoj plotë 11 gola në 13 paraqitjet e tij me fanellën e Rapidit dhe kjo formë e shkëlqyeshme e tij, ka bërë që mediat rumune të ‘çmenden’ pas tij.

“Shpresoj të shënoj më shumë gola. Dua të fitoj tituj. Do të shohim a do t’i shënoj 20 gola”.

“Pas rezultatit 2-0 ishim të relaksuar. Më pas ata bënë gabime dhe ne shënuam”.

“Është me rëndësi të luftojmë deri në fund. Tifozët na ndihmuan shumë, ishin lojtari i 12-të”, ka thënë Rrahmani për mediat pas ndeshjes.

Albion Rrahmani ka bërë hapin e madh në karrierë, duke u larguar nga Ballkani dhe futbolli kosovar vitin e kaluar.

Sulmuesi i talentuar llapjan karrierën do ta vazhdoj në Rumani te skuadra e madhe rumune Rapid Bukuresht.

Ylli kosovar, ishte transferuar drejt Rapidit me shifër 600 mijë euro, ndërsa ka nënshkrua kontratë deri në vitin 2026.

Ndërsa që nga dita e parë e tij në Rumani, “Lewa i Kosovës” ishte shprehur se do t’ua dëshmojë tifozëve dhe klubit vlerën e tij.

“Po ndihem shumë mirë. Jam shumë i emocionuar që jam këtu. Unë dua t’ua dëshmoj vlerën time tifozëve dhe klubit sa më shpejt të jetë e mundur”.

Sipas shumë mediave vendore,  kanë raportuar se Albion Rrahmani pritet që në të ardhmen e afërt, të shitet edhe me vlerë të lartë prej 10 milionë euro, mirëpo ende një gjë e tillë nuk ka ndodhur edhe pse ka interesim për 23-vjeçarin.

Megjithatë, vlera e tij aktuale në faqen e madhe të transferimeve, “Transfermarkt”, aktualisht është 1.40 milionë euro, ndërsa mediat rumune e kanë konsideruar atë si “ e ardhmja e futbollit rumun”. /Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme