Pas paraqitjes së tij heroike kundër Barcelonës në finalen e Superkupës së Spanjës, Vinicius u kthye në atë që është këtë sezon.
Kundër Atletico Madridit, ai debatonte shpesh me zyrtarët dhe ankohej për disa vendime, duke shfaqur cilësitë e tij më të këqija si lojtar.
Ancelotti ishte gjithashtu i pakënaqur me qëndrimin e brazilianit në disa episode të përballjes së fundit të Copa del Rey, por në konferencën e sotme për shtyp, italiani ka thënë se ka biseduar të martën me lojtarin, jo pas ndeshjes me Atletico Madridin.
“Hera e fundit që folëm një për një [me Vinicius Junior ] ishte të martën, pas Superkupës në të cilën ai shënoi një het-trik”.
“E falënderova për het-trikun dhe dua ta falënderoj për atë që po përpiqet të bëjë. Tashmë ia kam thënë gjërat që duhet të përmirësojë”, ka thënë Carlo Ancelotti për mediat. /Telegrafi/
20 vjet nga cunami që solli vdekjen e 230 mijë personave, fa...
“Mos gënje”, “mashtruese”, plas debati mes Xhenetës dhe Sarë...
Guardiola tregon se ku dështoi City ndaj Evertonit
Çmimet 2 herë më shtrenjtë se në 2013, Berisha: Shqipëria e ...
Kurti mori pjesë në ceremoninë e fundvitit të organizuar nga...
Juventus po planifikon ta transferojë yllin e Dortmundit