Para derbit të së dielës në Stamford Bridge të Chelsea me Spurs, dy herë lojtari i vitit në Afrikë ka arritur në Londër për t’i motivuar futbollistët e Chelsea për fitore
Didier Drogba është kthyer në ish klubin e tij Chelsea për të bërë një klip inspirues dhe mbajtur fjalime para ndeshjes se të “kaltërve” me Tottenham Hotspur në derbin e Londrës.
Chelsea është 5 pikë larg kualifikimeve për Ligën e Kampionëve dhe i duhen pikët maksimale për t’i fituar kundër skuadrës se Pochettinos, për të luftuar tutje për pozitën e katër që dërgon në Ligën e Kampionëve, transmeton Gazeta Express.
“Gjithmonë pozitivë, gjithmonë krijoni diçka nga asgjë”, ka shkruar Drogba në Instagram.
“Nuk isha as në këmbë? Por, s’kishte problem, përdora armën e fundit në momentin e duhur. Madje jam asistuar edhe nga Petrs Cech edhe nga Frank Lampard për Chelsea! Fitore për Chelsean gjatë vikendit”, ka shkruar ai.
Vjedhje në një argjendari në Prizren, policia jep detaje
Rikthim sensacional i Milanit ndaj Interit, fiton Superkupën...
Yamal ftohet për ndeshjet e Superkupës së Spanjës
Leo dërgon në nominim kokë më kokë Drilonin dhe Gjestin
24 janar finalja e madhe e Big Brother VIP Kosova 3
Lajçaku e nis vitin me vizitë në Amerikë, takon Kasanofin