Legjenda e Chelseas, Didier Drogba e ka vlerësuar Cristiano Ronaldon si sulmuesin më i mirë në botë.
Ylli i Real Madridi shënoi vetëm një gol në fitoren e Portugalisë 1 me 0 ndaj Marokut në ndeshjen e tyre të dytë në Kampionatin Botëror të mërkurën duke vendosur vendin e tij në një pozitë të fortë për tu kualifikuar në fazat eliminuese, transmeton portali arbresh.info.Goli, i cili erdhi pas hat-trick’ut të jashtëzakonshëm në takimin mes Portugalisë dhe Spanjës, bënë që Ronaldo të jetë aktualisht në krye të tabelës së golashënuesve pas katër golave.
Drogba, i cili ka shënuar 164 gola për Chelsean, beson se 33-vjeçari është mbi të gjithë kur bëhet fjalë për gjetjen e rrjetës.
“Ai është sulmuesi më i mirë në botë për momentin”, ka thënë Drogba për ‘BBC’ derisa po analizonte ndeshjen e Grupit B të mërkurën. “Ai është i kompletuar, ai mund të shënojë gola me kokë, ai mund të shënojë me këmbë të majtë, me këmbë të djathtë, nga gjuajtjet e lira dhe është gjithmonë në lëvizje”
“Mendoj që për një mbrojtës është shumë e vështirë për tu mbrojtur kundër një lojtari që gjithmonë është në lëvizje dhe është lehtë për një mesfushor për të gjetur një lojtar që është gjithmonë në lëvizje”
Ronaldo ka nevojë të vazhdojë me formë të mirë edhe në ndeshjen e fundit të skuadrës së tij kundër Iranit në kuadër të grupeve./arbresh.info/
Takimi i G7-ës në Itali, i fundit për administratën e Presid...
“30 milionë euro naftë o vëlla”, Haziri, qeverisë: Mos i pre...
Të shtëna me armë zjarri në Prishtinë
Vullneti e komenton me Arionin situatën mes Sarës, Drilonit ...
Haradinaj në Junik: Plani ynë për Kosovën Fituese – an...
Salah dëshiron të vazhdojë me Liverpoolin, por s’ka as...