Në 118 vite histori klubi i Chelsea-t ka bërë shumë pak për të merituar famën e klubeve legjendare, por për lojtarët, të cilët kanë qenë pjesë të sukseseve të dekadave të fundit kritikat janë legjitime.
Vetëm pak orë pas eleminimit nga Liga e Kampioneve pas dy humbjeve përballë Real-it dhe pas dhjetra milionëve të hedhura gjatë merkatos dimërore zemërimin nuk e ka mbajtur brenda Didi Drogba.
“Nuk po e njoh më klubin tim. Ky klub nuk është më ai i mëparshmi. Tani ka një pronar të ri me një tjetër vizion. Krahasimet me epokën Abramovich janë të pashmangshme pasi edhe në atë kohë u afruan shumë lojtarë, por ndryshe nga tani ç’do ndërhyrje kishte një kuptim. Në atë kohë bëheshin blerje inteligjente”, akuzoi ish-sulmuesi nga Bregu i Fildishtë.
Në fjalën e tij ai shpjegon edhe ndryshimet mes dy filozofive. “Afrimi i lojtarëve si Petr Cech, Andriy Shevchenko, Herman Crespo, Micheal Essien, Florent Malouda dhe si unë u bë me qëllimin për të fituar tituj. Të gjithë lojtarët kishin eksperiencë. Tani strategjia ka ndryshuar pasi afrohen lojtarë të rinj. Por dhomat e zhveshjes të mbipopulluara nuk janë të lehta për tu menaxhuar nga një trajner”, evidentoi Drogba.
Në fund të komentit të tij ish-sulmuesi pretendoi se ekipit aktual i mungonin lojtarët me karizëm.
“Tani Chelsea s’ka lojtarë, të cilët mund të marrin përgjegjësitë në fushë. Që një ekip të jetë fitues duhet të ketë lojtarë, të cilët sjellin pak ‘çmenduri’ në shkallët e stadiumit”, komentoi një herë fituesi i Champions-it./rtk
Të hënën mblidhet Kryesia e Kuvendit
Prokuroria në Prishtinë ngriti 121 aktakuza ndaj 126 persona...
Era e fortë shkakton dëme në Durrës, palma bie në mes të tro...
Parandalohet edhe një rast i kontrabandës me mallra
Vengu në Pentagon: Biseduam për financimin e kapaciteteve të...
Çfarë duhet të dinin për Islandën – kundërshtarin e Kosovës ...