Google ADS

Driton Kuka zbulon një histori: Distria plotë 16 kate e barti në shpinë Majlindën

19:03 | 19 Qershor 2017
Arbresh.info

Trajneri i Xhudos, Driton Kuka e ka zbuluar një histori tejet interesante që ndodhi vitin e kaluar në Lojërat Olimpike “Rio 2016”.

Atë ditë Majlinda Kelmendi i kishte luftërat, por në hotelin ku ata po qëndronin ndodhi diçka e papritur, ishte prishur lifti dhe sportistët kosovar ngecën në katin e 16-të.

Për të mos ecte Majlinda Kelmendi për shkak se mund t’i dëmtonte muskujt bashkë sportistja e saj Distria Krasniqi e kishte mbajtur në shpinë deri në katin e parë.

Driton Kuka e sheh këtë rast si rezultat i punës ekipore që i qoi ata deri te Medalja e Artë e fituar në fund nga Kelmendi./IndeksOnline/

Historia e Driton Kukës:

Judo Family Rio ’16

Një ditë para garave të Majlindës ishte prish lifti në ndërtesën ku ishim akomoduar …

Ishim në katin e 16 dhe Majlinda po të ecte me siguri do ishte keq për muskujt e saj para garës dhe Distria plot 16 Kate e kishte bart në shpindë!

Medalja e artë rezultat i punës ekipore,ekip i vogël por kompakt.

Të gjithë për një ,një për të gjithë!

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme