Driton Kuka zbulon kur do të rikthehet Majlinda Kelmendi

12:38 | 19 Nëntor 2017
Arbresh Info

Xhudistët e artë kosovarë janë rikthyer sot (e diel) në Prishtinë pas triumfit në Grand Prix.

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova rrëmbyen medaljen e artë në këtë turne, ndërsa përfaqësuesi i tretë i Kosovës, Akili, nuk arriti të stoliset me medalje, shkruan portali arbresh.info.

Megjithatë, xhudistët kanë qenë në mungesë të mbretëreshës Mjalinda Kelmendi, i cili për shkak të lëndimeve nuk ishte në gjendje të marrë pjesë në turneun e zhvilluar në Hagë.

Por, trajneri i njohur i xhudistëve tanë, Driton Kuka ka njoftuar se Majlinda është duke pushuar dhe rehabilitimi i saj do të zgjas maksimumi deri në gjashtë muaj por ajo do të vazhdoj pushimin më pas.

“Prej Majlindës, edhe pas olimpiadës Rio, kam kërkuar që të vazhdoj me garat, e tash ajo që e kam këshilluar unë është që pak ta ketë një pushim më të gjatë”, ka thënë Kuka për ‘Klan Kosova’, transmeton portali arbresh.info.

“Ajo e ka krijuar tash një situatë, domethënë është e domosdoshme për të pushuar për shkak të lëndimit, por sërish duhet të pushuar. Sipas parametrave, diku gjashtë – shtatë muaj zgjatë rehabilitimi i Majlindës, por unë besoj që do të zgjasim më shumë”

“Unë po mendoj se ajo do të marrë pjesë diku në garat e para pas gjysmës së majit të vitit të ardhshëm, domethënë nuk e kemi asnjë dilemë që ajo nuk do të ngutet fare sepse koha ka mjaftë dhe caku i saj janë lojërat olimpike  sepse në të gjitha garat pothuajse i ka fituar të artat por dëshira e saj të garojë edhe në një olimpiadë”

“Shpresoj që kthimi i saj të jetë i suksesshëm dhe të vazhdoj tutje, por e them sërish se jeni duke u përpjekur për të ndërguar një ekip serioz”

Kuka në fund treguar se qëllimi i tyre në lojërat e ardhshme olimpike është pjesëmarrje e Kosovës në tri ose katër norma./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme