Xhudistja e famshme kosovare, Majlinda Kelmendi ka sot feston 28 të lindjes.
Trajneri i saj si dhe përkrahësi më i madh gjatë karrierës Driton Kuka ka zgjedhur rrjetet sociale për ta uruar margaritaren e tij, duke thënë se ajo është emblema më e mirë e shqiptarëve, shkruan portali arbresh.info.
“Urime Majlinda, rrofsh edhe 100 vite të tjera. Kampionja jonë olimpike sot feston ditëlindjen! Me punë si gjithmonë edhe sot. Majlinda emblema më e mirë shqiptare e lirisë sonë të shtrenjtë. E kemi dhuratë nga Zoti për popullin shqiptar për shpresën për një të ardhme. Krenar dhe mirënjohës tërë jetën”, ka shkruar ai në llogarinë personale në Facebook.
Ndryshe, organizatori i LE Minsk 2019 i ka konfirmuar Komitetit Olimpik të Kosovës pjesëmarrjen e pesë xhudistëve tanë, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova, Distria Krasniqi, Akil Gjakova dhe Loriana Kuka, të cilët janë kualifikuar me normë. /arbresh.info/
Të paktën tetë emigrantë mbyten në ishullin grek
Stabiliteti në rajon, temë diskutimi mes homologëve Konjufca...
Nis ndërtimi i Parkut Urban në Spitallë, Rama prezanton proj...
“S’na kanë arrestuar akoma”, gazetarët Artan Hoxha dhe Elton...
Ylli ndërprenë bashkëpunimin me tre lojtarë
Policia e Kosovës, EULEX-i dhe KFOR-i realizuan stërvitje të...