Driton Kuka për Lorianën: La Zvicrën tash e 8 vjet për të arritur ëndrrat e saj për medalje elitare por fati se deshti

12:20 | 1 Gusht 2024
D.H

Loriana Kuka i mbyll garat e xhudos në Olimpiadën e Parisit në rrethin e dytë.

Ajo u mposht nga ukrainasja  Yelyzaveta Lytvynenko me një ‘ëazzari’, shkruan Arbresh.info.

Pas përfundimit të garave të Lorianës, trajneri Driton Kuka ka shkruar në rrjetin social Facebook për xhudisten kosovare.

Në postimin e tij shkruhet se ajo la Zvicrën për Kosovën dhe për të shijuar medaljen elitare të Lojërave Olimpike mirëpo që fati nuk ishte me të.

“La Zvicrën tash e 8 vjet,për të arritur ëndrrat e saj për Medalje Elitare. Fitoj medalje nga Kampionatet Evropiane e Botërore,e deshte edhe Olimpike por fati se deshti”, ka shkruar ndër të tjera trajneri Driton Kuka.

Kujtojmë se sportistët e Kosovës në sportin e xhudos pas kësaj humbje të Lorianës kanë përfunduar aventurën në Lojëra Olimpike “Paris 2024” me dy medalje të siguruara për shtetin.

Distria Krasniqi fitoi të argjendtën dhe Laura Fazliu të bronztën./Arbresh.info

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme