Google ADS

Driton Kuka pas triumfit të Akilit: Prapë medalja e artë vjen në Kosovë

19:08 | 13 Korrik 2019
A. B.

Trajneri i xhudos, Driton Kuka ka reaguar me anë të rrjeteve sociale pas fitimit të medaljes së artë nga Akil Gjakova në Grand Prixin e mbajtur në Budapest të Hungarisë.

Akil Gjakova ka arritur të rrëmbej medaljen e artë në Grand Prixin e zhvilluar në Budapest.

Xhudisti pejan arriti t’i fitojë në përgjithësi pesë luftëra për të mposhtur në finale rusin Georgii Elbakiev.

Ky triumf i Akilit erdhi pas një paraqitje brilante në finale, ku e mposhti me ippon në kategorinë deri në 73 kilogramë.

Pas kësaj fitore të madhe ka reaguar edhe trajneri i tij, Driton Kuka, i cili e ka cilësuar të ‘çmendur’ Akilin.

Postimi pa ndërhyrje i Driton Kukës:

Live Akili pas finales së fituar!

Prapë e arta vjen në Kosovë

Akil Gjakova Dominon në Grand Prix Budapest!

Çfarë Akili sot i çmendur!

Luftë pas lufte deri në finale mposhti Kanadezin,Zviceranin e në Çerekfinale Legjendën e xhudos Japonezin Ebinumen,në Gjysëmfinale Uzbekun e në finale Qershia mbi tortë Rusin Elbakiev në mënyrë efikase me dy hudhje të bukura! /telegrafi

https://www.facebook.com/photo.php?fbid=10217185708732726&set=a.10200717797685242&type=3

 

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme