Majlinda Kelmendi është kthyer në gara në mënyrën më të mirë siç di kampionia olimpike.
Katër ndeshje, katër fitore dhe të gjitha me ippon. Ajo e fitoi medaljen e artë në Grand Prix të Tel Avivit.
Këto fitore ia dhanë Majlindës 700 pikë olimpike në rrugën e saj drejt Lojërave Olimpike ‘Tokio 2020’.
Fitores së xhudistes në finale iu është gëzuar padyshim edhe trajneri i saj, Driton Kuka, i cii e ka quajtur Majlindën ‘e arta e kombit’.
“E arta e Kombit! Grand Prix Tel Aviv një finale e çmendur e Majlindes! I lumtur shumë me performansën e saj”, ka shkruar Kuka.
Kelmendin e kanë përcjell disa lëndime, por tanimë ajo është kthyer më e fortë se kurrë dhe e gatshme për lufta./telegrafi
Në Barcelonë protestohet kundër rritjes së çmimeve të qirasë
Rama: Kemi larguar autolarjen duke eliminuar kështu pengesën...
Anisa: Driloni më ka treguar se me Sarën e ka pasur lojë
Skandal i madh në Mal të Zi, dyshohet se referi e goditi me ...
Xheneta-Gjestit: Baju, nuk dua të flas me ty
Kumbaro ndan pamje nga Përmeti