Sot Universiteti i Prishtinës “Hasan Prishtina” e ka nderuar me çmimin “Doctor Honoris Causa” trajnerin e Kosovës në xhudo, Driton Kuka.
Ky çmim i është dhënë Kukës për kontributin në sport dhe promovimin e Kosovës në arenën ndërkombëtare.
Pas pranimit të çmimit, Kuka u shpreh mirënjohës ndaj Universitetit të Prishtinës derisa potencoi se gjatë karrierës së tij ka pasur shumë vështirësi dhe gabime, por që kthesa e madhe në punën e tij ndodhi kur Majlinda Kelmendi i besoi punës së tij që më pas solli edhe titullin kampione e botës në xhudo në vitin 2013.
“Kam pasur shumë vështirësi e gabime në punën time si trajner, por më në fund e gjeta formulën e duhur për të arritur sukses. Besimi i Majlindës në punën time ishte momenti i kthesës që solli shumë shpejt rezultatet e para dhe ato ishin hiç më pak se medalje të arta e kampion bote. Uroj që Majlinda të vazhdojë me suksese të mëdha edhe tani si trajnere e xhudos”, u shpreh Kuka.
Trajneri foli edhe për sukseset e Distria Krasniqit e Nora Gjakovës për të cilat ka thënë se me medaljet dhe çmimet e tyre e kanë plotësuar dhe përmbushur karrierën e tij.
Krejt në fund, Kuka tha se të nderohet më këtë çmim nga tempulli i dijes e bënë jashtëzakonisht krenar dhe u zotua se do të vazhdojë të punojë fuqishëm edhe me xhudistë të rinj për t’i sjellë Kosovës edhe medalje të tjera. /arbresh.info/
Marotta: Jemi skuadra e vetme në Milano me dy yje në fanellë
Vullneti: Xheneta rrezikon të eliminohet këtë javë
Shpërthim në Prishtinë, lëndohen dy persona
Federata e Bodybuildingut zgjedhë më të mirët e vitit 2024
“Je xheloz ti?”, Sara dhe Driloni ngacmojnë njëri-tjetrin
Netanyahu në gjykatë për të dëshmuar mbi akuzat për korrupsi...