Google ADS

Driton Kuka fiton çmimin “Arritjet më të mëdha në vitin 2021”

22:19 | 4 Shkurt 2022
Lorik Gerbeshi

Tri herë kampioni olimpik në cilësinë e trajnerit, Driton Kuka, ka pranuar çmimin nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos për “Arritjet më të mëdha në vitin 2021”.

Çmimi iu nda në Paris të Francës, ku këtë fundjavë mbahet Grand Slami i xhudos.

Në këto gara, Kosova përfaqësohet me katër xhudistë, një prej tyre kampione olimpike.

Distria Krasniqi (-52 kg), Flaka Loxha (-57 kg), Laura Fazliu (-63 kg) dhe Akil Gjakova (-73 kg), do të jenë katër xhudistët që do të garojnë në Grand Slamin e Parisit./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme