Gazeta spanjolle Sport shkruan se Roma e Claudio Ranierit do t’i kërkojë Real Madridit për huazim sulmuesin adoleshent Endrick në janar.
Giallorossët janë duke vuajtur me rezultate këtë sezon dhe tashmë janë me trajnerin e tyre të tretë pasi i shkarkuan Daniele Rossin dhe Ivan Juricin.
Ata e nxorën Ranierin nga pensioni dhe ai ka nevojë për përforcime për të ndihmuar Artem Dovbyk gjithnjë e më të lodhur në sulm.
Sipas Sport, disa klube janë të interesuara të marrin Endrick në janar dhe Roma është në krye të kësaj liste.
Braziliani është vetëm 18 vjeç, por Real Madridi pagoi 50 milionë euro plus bonuse për ta blerë nga Palmeiras gjatë verës.
Ai arriti vetëm 10 paraqitje për klubin, duke kontribuar me dy gola dhe një asist, pavarësisht se luajti vetëm 122 minuta futboll në total.
Një huazim në janar mund t’i japë Endrickut kohë të vlefshme për t’u mësuar më shumë me lojën evropiane.
Kandidatë të tjerë të mundshëm për lojtarin mund të jenë Southampton dhe Real Valladolid. /Telegrafi/
29 vjet nga Marrëveshja e Dejtonit
Rama prezanton projektin e ri të Ujërave Termale të Bënjës n...
Vullkani në Islandë shpërthen për herë të shtatë brenda një ...
Ilir Meta letër nga burgu për mbështetësit: Nisni protestat ...
Arabia Saudite po përgatitet për Kampionatin Botëror, zbuloh...
Horoskopi, parashikimi i yjeve për shenjën tuaj