Sot janë zhvilluar dy ndeshje në kuadër të javës së 26-të në Vala Superligën e Kosovës në futboll.
Skuadra kryesuese në renditje, Drita, ka vazhduar serinë e fitoreve, duke e përforcuar edhe më tutje pozitën e parë.
Kësaj radhe skuadra e drejtuar nga Bekim Isufi ka shënuar fitore si mysafire në stadiumin “Shahin Haxhiislami” në Pejë kundër Besës, me rezultat 2:0.
Me këtë fitore Drita ka arritur në kuotën e 50 pikëve dhe aktualisht ka katër 6 pikë më shumë se Prishtina.
Të dy golat gjilanasit i shënuan në pjesën e parë. Fillimisht në minutën e 21-të realizoi Haxhi Neziraj pas asistimit të Xhevdet Shabanajt, derisa tetë minuta më vonë epërsinë e shtoi Astrit Fazliu.
Në ndeshjen tjetër që u zhvillua në stadiumin “Rexhep Rexhepi” në Drenas, Feronikeli dhe Trepça’89 barazuan pa gola.
Trepça’89 pati disa mundësi të mira shënimi në pjesën e parë, por sulmuesi Oto John nuk e kishte ditën e tij, duke shpërdoruar disa raste ideale për gol./arbresh.info/
Vala Superliga – java 26
Vllaznia – Liria 0:0
Ferronikeli – Trepça’89 0:0
Besa – Drita 0:2
Liga e parë – java 24
KEK-u – Dukagjini 5:1
Fushë Kosova – Vushtrria 0:0
Bashkimi – Kosova P 5:1
Hajvalia – Onix Banja 0:2
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...