28 Nëntori është një ditë e veçantë për mbarë shqiptarët anë e mbanë botës.
Dita e Pavarësisë së Shqipërisë, datëlindja e komandantit legjendar, Adem Jashari dhe dalja e parë publike e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, janë tri festa që kremtohet nga shqiptarët në këtë ditë, shkruan Arbresh.info.
Ndërkohë një festë e veçantë ishte edhe në kampin e klubit të Dritës nga Gjilani, ku gjatë stërvitjes së sotme kanë dal në fushë me flamuj kombëtar dhe plisa në kokë.
Kjo video është e publikuar në rrjetin social të klubit nga Gjilani ku kanë uruar gjithë shqiptarët për këtë ditë.
“28 Nëntori, dita e krenarisë kombëtare! Lojtarët e FC Drita, me flamurin kuqezi në zemër, nderojnë historinë dhe bashkojnë zemrat tona”, shkruhet në urimin e liderit aktual të Superligës së Kosovës.
Bilbao fiton bindshëm ndaj skuadrës së vëllezërve Zeneli
Kuq e Zi e gjithë Tirana
Digjet njësia e orëve në një objekt në Prishtinë, lëndohen d...
Mbi një milion ukrainas në terr si pasojë e sulmeve ruse
“Mirënjohje atyre që ndryshuan rrjedhën e historisë”, Begaj:...
Valon Berisha shënon gol ndaj Borac Banja Luka