Kanë përfunduar dy ndeshje në kuadër të xhiros së nëntë të Superligës së Kosovës.
Drita ka mposhtur në udhëtim Arbërinë me rezultat minimal 0 – 1, derisa Feronikeli në shtëpi ka fituar ndaj Llapi-t (1 – 0), shkruan portali arbresh.info.
Në ndeshjen mes Arbërisë dhe Dritës, dy skuadrat zhvilluan ndeshje të bukur, por ishte kampioni i Kosovës që arriti të realizoi një herë.
Ishte Bujar Shabani që në fundin e pjesës së parë (45′) realizoi për t’i dhuruar pikët e plota skuadrës nga Gjilani.
Pas kësaj fitore, Drita qëndron në pozitën e dytë me 16 pikë, derisa Arbëria në të pestin me 11 sosh.
Kurse, Feronikeli mposhti Llapi-n fal supergolit të Yll Hoxhës nga largësia në minutën e 53-të.
Kjo fitore i ndihmoi skuadrës nga Drenasi të ngritën në pozitën e shtatë me 10 pikë, derisa Llapi renditë në vendin e parafundit me vetëm pesë pikë të tubuara./arbresh.info.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...