Drita ka arritur të shënoj fitore të rëndësishme ndaj Fushë Kosovës me rezultat 3-1 në kuadër të xhiros së 32-të në Superligën e Kosovës në Futboll.
Gjilanasit e nisën më mirë ndeshjen duke shënuar me anë të Blend Baftiut në minutën e gjashtë, shkruan Arbresh.info.
Po i njëjti lojtar në minutën e 53-të shënoi golin e dytë personal dhe të dytin për Dritën.
Fushë Kosova arriti të ngushtoj epërsinë në minutën e 75-të me anë, Hajdarit.
Por Drita reagoi menjëherë dhe pas dy minutave Besnik Krasniqi realizoi për 3-1.
Deri në fund gola më nuk pati dhe Drita arriti të arkëtoj tre pikë të mëdha në luftë për titull.
Kurse Fushë Kosovës pas kësaj humbje edhe matematikisht rikthehet në Ligën e Parë, pas një sezoni në Superligë.
Drita pas 32 xhirove ka 62 pikë dy më pak se Llapi dhe katër më pak se Ballkani lider, kurse Fushë Kosova është e parafundit në tabelë me 20 sosh./Arbresh.info/
“Economic Times”: Shqipëria mes vendeve ideale evropiane për...
“Komorani dhe Tirana”, Vullneti ngacmon Drilonin për Sarën
Man United ofron 60 milionë euro dhe kartonin e Zirkzees për...
Nisma sot mban konventën për prezantimin e programit dhe kan...
“Gati shqipe!”, Rama, sot takim me shqiptarët në...
Horoskopi, çfarë parashikojnë yjet për ju