Drita tregohet e pamëshirshme ndaj Ulpianës dhe e përfundon edicionin si nënkampion

17:03 | 22 Maj 2022
Lorik Gerbeshi

Drita e ka mbyllur me fitore të thellë edicionin 2021/2022 në BKT Superligën e Kosovës, pasi triumfoi 5-0 ndaj Ulpianës.

Pas vetëm shtatë minutash lojë, gjilanasit kaluan në epërsi me anë të Astrit Fazliut.

Tre minuta më vonë, Ardit Tahiri realizoi për 2-0, duke e bërë ndeshjen edhe më të lehtë.

Në 45 minutat e dytë, Drita ishte edhe më e pamëshirshme, duke shënuar edhe tre gola të tjerë.

Tahiri ishte sërish në listën e golashënuesve, pasi realizoi për 3-0 në minutën e 66-të.

Për 4-0 u përkujdes Duienit Isufi (82’), e ndeshje për 5-0 e përmbylli Almir Ajzeraj.

Drita e mbyllë këtë edicion si nënkampion me 64 pikë, ndërsa Ulpiana tashmë që ka rënë në Ligën e Parë, grumbulloi 27 sosh.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme