Google ADS

Drita transferon futbollistin e Prishtinës

12:00 | 10 Janar 2019
Arbresh.info

FC Drita ka arritur marrëveshje me FC Prishtinën për huazimin e mbrojtësit të krahut të djathtë Përparim Osmani, shkruan Gazetasheshi.com.

Lajmi është zyrtarizuar nga FC Prishtina që ka pranuar kërkesën e lojtarit për tu huazuar te Drita pavarësisht kontratës që ka me kryeqytetasit.

“Prishtina ia realizon dëshirën megjithëse ka kontratë me klubin

Mbrojtësi 30-vjeç, me Prishtinën ka kontratë deri në qershor, por angazhimi i pakët me ekipin e parë ka bërë që futbollisti të kërkoj të lirohet. Prishtina ia ka plotësuar dëshirën, Osmani ka qenë shembulli i jashtëzakonshëm prej profesionisti dhe klubi ka gjetur solucionin duke e lënë të lirë në formë të huazimit”, thuhet në njoftimin e kryeqytetasve.

Ndërkohë Osmani ka falenderuar drejtuesit e klubit kryeqytetas dhe ka uruar ata në fitimin e titullit kampion.

“Nuk ka qenë e lehtë, aspak e lehtë, që të largohem nga një klub shumë mirë i organizuar me një kolektiv shembullor. Mirëpo futbolli i ka këto gjëra dhe besoj nuk ka asnjë të keqe, sepse të dy palët kemi qenë shumë korrekt. Te Prishtina kam kaluar momente jashtëzakonisht të mira dhe jam krenar që kam qenë pjesë e Prishtinës, sidomos në paraqitjet dy vite rresht në Evropa Ligë. E falënderoj udhëheqjen e klubit, stafin e trajnerëve dhe të gjithë bashkëlojtarët për çastet e mira të kaluara për një vit e gjysmë duke u dëshiruar sukses dhe më në fund të rikthejnë sërish titullin e kampionit në kryeqendër”, ka thënë “Laqi” – Përparim Osmani.

Fotografia e Përparim OsmaniOsmani për Prishtinën ka regjistruar për një vit e gjysmë 29 ndeshje zyrtare duke asistuar në dy gola, ndërsa është paraqitur edhe në tre ndeshje ndërkombëtare në Evropa Ligë. Osmani me Prishtinën ka fituar një trofe, gjegjësisht Kupën e Kosovës më 2017/18.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme