Kampionia e Kosovës, Drita e udhëhequr nga Ardian Nuhiu, do të tentojë të shkojë edhe një hap më afër kualifikimit në Ligën e Kampionëve, duke e fituar finalen e rundit preliminar kualifikues, kundër klubit irlandez Linfield.
Drita e fitoi ndeshjen e parë në kualifikime për Ligën e Kampionëve dhe do të tentojë të vazhdojë me po këtë hap të martën në orën 18:00, kundër klubit irlandez Linfield, në finalen e rundit preliminar në kualifikimet për Champions.
Kampionia e Kosovës, Drita, e nisi rrugëtimin në kualifikimet për Ligën e Kampionëve me fitore, pasi që arriti ta mposhtë me rezultat 2:1 klubin nga Andorra, Inter Club d’Escaldes, falë golave të shënuara nga Xhevdet Shabani dhe Hamdi Namani.
Tani, Dritën e pret finalja e këtij rundi preliminar të Ligës së Kampionëve, ku do të përballet me klubin irlandez, Linfield, që shënoi sot fitore në gjysmëfinalen tjetër – 2:0 kundër Tre Fiori, që luajti me dhjetë lojtarë në fushë.
Linfield nuk krijoi raste të shumta në këtë ndeshje, siç krijoi Drita në ndeshjen e vet, mirëpo dy golat nga zëvendësuesit Bastien Hery dhe Christy Manzigna i mjaftuan për ta zënë vendin në finale kundër Dritës.
Nëse e fiton edhe ndeshjen kundër Linfield, atëherë Drita do të vazhdojë tutje me fillimisht rundin e parë kualifikues, pastaj rundin e dytë kualifikues e në fund i ka play-offs për kualifikim, të cilat ia sigurojnë vendin në grupet e Ligës së Kampionëve. /Gazeta Express/
Fillojnë punimet për modernizimin dhe përmirësimin e sistemi...
Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu miraton “në ...
Mehmetaj gjen “një dallaver tjetër mbi 100 mijë euro” në min...
PS propozon datën 11 maj për zgjedhjet parlamentare
Real Madridi merr një goditje të rëndë, konfirmohet lëndimi ...
Sara: Dua të heq anash çdo emocion