Drita rikthen epërsinë kundër Lincolnit, Leci feston me shqiponjë

22:49 | 29 Qershor 2018
Arbresh Info

Drita është rikthyer në epërsi në ndeshjen kundër Lincoln Red Imps.

Kampioni i Kosovës ka shënuar për 2 me 1 mbrëmjen e sotme (e premte) në takimin në kuadër të para-kualifikimeve në UEFA Ligë të Kampionëve kundër skuadrës nga Gjibraltari, shkruan portali arbresh.info.

Mbrojtësi Liridon Leci realizoi golin e dytë personal në këtë ndeshja me goditjen nga pika e bardhë në minutën e fundit të pjesës së dytë të kohës shtesë.

Leci golin e epërsisë për skuadrën kosovare e kishte shënuar qysh në minutën e dytë të takimit, por shifrat ishin barazuar nga Pedro Corral në minutën e 61′.

“Intelektualët” do t’i afrohen fazës kryesore të Ligës së Kampionëve nëse ndeshje përfundon me këtë rezultat./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme