Google ADS

Drita rikthehet në krye të Superligës

17:11 | 2 Prill 2023
Orgesa Haziri

Drita ka rimarr kryesimin e tabelës së Superligës, pas një paraqitje bindëse përballë Drenicës.

Skuadra nga Gjilani fitoi me rezultat 3:0, duke e kaluar përsëri Ballkanin.

Drenica nga minuta e 38 luajti me 10 lojtarë pasi Agim Zeka u ndëshkua me të kuq.

Leonat Vitija e kaloi në epërsi skuadrën vendase në minutën e 57-të, shkruan Arbresh.info.

Blend Baftiu u përkujdes për 2:0, kurse rezultatin përfundimtar e vulosi Muharrem Jashari.

Drita rimerr vendin e parë me 55 pikë të grumbulluara, kurse Drenica mbetet në vendin e fundit.

Fitore ka shënuar edhe Dukagjini, duke e rikthyer Ferizajn tek humbja me rezultat 3:1.

Ishin mysafirët që e filluan ndeshjen më mirë, pasi dolën në epërsi që në minutën e shtatë me golin e Behar Bardhit.

Por vetëm tre minuta më vonë Vitor Hugo barazoi rezultatin, derisa Marclei Santos e kaloi Dukagjinin në epërsi.

Oto John shënoi për rezultatin përfundimtar 3:1.

Dukagjini mbetet në vendin e gjashtë, me Ferizajn që është në vendin e nëntë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme