Drita ka reaguar pas lajmit të publikuar gjatë ditës, ku portali “Indeksonline” zbuloi disa biseda në lidhje me kurdisjen e ndeshjes Llapi-Drita.
Më poshtë e keni reagimin e plotë nga Drita.
“Kryesia e klubi “Drita” ka mbajtur mbledhje urgjente para fillimit të takimit me Llapin. Të gjitha lajmet e publikuara në disa media mediokër janë gënjeshtra dhe kanë për qëllim njollsjen e dy klubeve me traditë në vendin tonë.
Për ti hedhur poshtë të gjitha këto pretendime mjafton të shihen qartë fotografitë e kryetarit të klubit Valon Murseli, drejtorit sportiv Fisnik Kërqeli dhe trajnerit Bekim Isufi.
Valon Murseli nuk ka fare qasje në viber.
(Edhe më e dobët është montazha ku Valon Murseli shihet duke shkruar në të njejtën bisedë me dy llogari të ndryshme)
Ndërsa Fisnik Kërqeli dhe Bekim Isufi përdorin fotografi të tjera.
Në vend që klubi ynë të merret me ndeshjen futbollistike duhet të ballafaqohet me shpije të tilla që e dëmtojnë klubin dhe futbollin e Kosovës në përgjithësi. Të jeni të bindur që kjo punë nuk do të përfundoj me kaq, kemi iniciuar procesin dhe me rastin do të merren organet kompetente në vendin tonë!”.
Burimi i përlotur lë shtëpinë, momenti që preku të gjithë
Sulmi në Ibër Lepenc, LDK: Të papranueshme këto akte terrori...
Shpërthimi në Ibër Lepenc, ambasadori britanik: Të hetohet s...
Ushtarët amerikanë me armë të gjata te vendi i shpërthimit n...
Hoxha: Për shkak të dy shpërthimeve në veri, kemi shtuar mas...
Bedri Hamza shkon në Zubin Potok, dënon aktin nga vendi i ng...