Nën udhëheqjen e Zekirija Ramadanit, Drita po vazhdon të marshojë drejt synimit kryesorë që ka këtë sezon, rikthimin e titullit kampion në qytetin e sportit në Gjilan.
Një nisje mbreslënëse e sezonit për “Intelektualët” të cilët tashmë pas 14 xhirosh janë duke kryesuar tabelën me 31 pikë, pesë më shumë se ndjekësi i parë Ballkani, shkruan Arbresh.info.
Gjatë ditës së sotme liderja mposhti Llapin me rezultat 3-1. pas një përmbysje të rezultatit në pjesën e dytë.
Përveçse se është lider i padiskutueshëm në tabelë, skuadra nga Gjilani është duke treguar performancë dhe lojë jashtëzakonisht të mira.
Këtë e tregojnë edhe statistikat e tyre.
Pas 14 javësh, Drita ka shënuar 22 gola dhe ka sulmin më të mirë në elitë, gjithashtu edhe mbrojtja e tyre është në nivel ku kanë pësuar tetë sosh dhe më pak se cdo skuadër tjetër.
Vlen të theksohet edhe se bardhekaltrit janë në një seri pa humbje prej 12 ndeshjeve ku kanë një bilanc prej tetë fitore e katër barazimesh.
Humbja e fundit e Dritës ka qenë me 15 shtator nga Llapi me rezultat minimal 1-0.
Ndeshja e radhës e tyre është në fundjavë ku e pret derbi me Ballkanin, një sfidë që vlen shumë për dy skuadrat me Dritën që do të tentojë të rris akoma më shumë distancën e pikëve, kurse suharekasit do të tentojnë të i afrohen lideres./Arbresh.info
Finlanda raporton dëmtime në kabllon e energjisë nënujore me...
Shoferi humb kontrollin, shtatë të lënduar në New York
Të shtëna me armë zjarri në Durrës
Parashikimi i motit në Shqipëri
Giro d’Italia në Shqipëri/ Rama: Lajmi është publikuar në 70...
Të paktën dhjetë të vrarë nga sulmet izraelite në Gazë