Drita nis Superligën e Kosovës me fitore ndaj Ferizajt

18:02 | 2 Shtator 2024
D.H

Drita ka arritur të shënoj fitoren e parë në këtë edicion të Superligës së Kosovës në futboll, ndaj Ferizajt me rezultat 2-1.

Pjesa e parë pa gola, megjithatë skuadra mysafire mbeti pa një lojtar në fushë, pas ndëshkimit me karton të kuq të Arlind Shabanit, shkruan Arbresh.info.

Ndërkohë pjesa e dytë solli plot katër gola, me vendasit që realizuan fillimisht në minutën e 73-të, përmes Almir Ajzerajt.

Tre golat e tjerë erdhën në kohën shtesë, me Dritën që dyfishoi në minutën e 90-të, ku realizoi Arb Manaj.

Tre minuta më pas, Ferizaj fitoi penallti dhe në gol e konkretizoi Edon Sadriu.

Kurse në minutën e fundit të shtesës, Drita shënoi golin e sigurisë përmes Ilir Mustafës.

Kështu Drita e nis me fitore Superligën, ndërsa Ferizaj pas katër ndeshjeve ka katër pikë./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme