Drita ngjitet në krye pas fitores ndaj Flamurtarit

17:57 | 6 Qershor 2020
Arbresh.info

Skuadrës së Dritës i ka mjaftuar një gol për të arkëtuar pikë të plota kundër Flamurtarit në ndeshjen e zhvilluar në Stadiumin e Qytetit në Gjilan.

Vendasit e nisën më mirë sfidën duke e rrezikuar kundërshtarin në minutat e para të takimit.

Rezultati i u zhbllokua me golin e Astrit Fazliut (26’), i cili shënoi me kokë pas harkimit nga Xhevdet Shabani.

Në pjesën e dytë, të dyja skuadrat tentuan të krijonin rastet e tyre, mirëpo në këtë gjysmëlojë nuk pati gola.

Ky është triumfi i parë i Dritës në ndeshjen e parë të zhvilluar pas pauzës së gjatë si pasojë e pezullimit të detyrueshëm të futbollit për shkak të pandemisë së coronavirusit.

‘Intelektualët’ janë ngjitur në krye të tabelës me dy pikë më shumë se Ballkani që të dielën e zhvillon ndeshjen e kësaj jave kundër Drenicës.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme