Google ADS

Drita ndahet me Ervis Kajën, ai nuk ishte paraqitur në stërvitjet me klubin

18:18 | 16 Janar 2019
Arbresh Info

Kampioni aktual, Drita, ka njoftuar se e ka ndërprerë bashkëpunimin me qendërmbrojtësin shqiptar Ervis Kaja.

Mbrojtësi kishte ardhur nga Liria, por që nuk kishte gjetur edhe aq hapësire te kampionët e Kosovës.

Drita ka njoftuar që lojtari nuk është paraqitur fare në stërvitjet e klubit.

“Kaja pa ndonjë arsye nuk ju ka përgjegjës ftesës së klubit për fillimin e fazës përgatitore, kështu që në bazë të rregullores së brendshme të klubit si dhe ligjit të punës, Drita ka marrë vendim për shkëputjen e njëanshme të kontratës me lojtarin”.

Ju kujtojmë se Drita ka filluar fazën përgatitore me datë 07 janar, ku lojtari nuk ka qenë prezent tash e disa ditë.

“Drita e falënderon Kajen për kontributin e dhënë dhe i dëshiron suksese”, thuhet në njoftim.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme