Drita mposht bindshëm skuadrën hungareze

15:48 | 16 Janar 2024
KRG

FC Drita sot ka zhvilluar ndeshje e parë miqësore në fazën përgatitore që po e zhvillojnë në Turqi.

Skuadra e Gjilanit mposhti bindshëm skuadrën hungareze, Vasas FC me rezultat 6-1, shkruan Arbresh.info.

Autor i golit të parë ishte Blerim Krasniqi i cili shkundi rrjetën në minutën e 12-të, ndërsa pas dy minutave, hungarezët barazuan rezultatin dhe e mbyllën pjesën e parë baras.

Mirëpo në pjesën e dytë, gjilanasit dominuat totalisht ndeshjen duke i shënuar edhe katër gola të tjerë.

Blend Baftiu, Muharrem Jashari, Albin Prapashtica dhe talenti i madh gjilanas Meris Maliqi shënuan për rezultatin përfundimtar 1-6./ Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme