Është mbyllur pjesa e parë ndërmjet Dritës dhe Malmos, takim i vlefshëm për kualifikime të Ligës së Kampionëve.
Drita në minutat e parë kishte një dominim të lehtë, duke rrezikuar disa herë portën e kundërshtarit. Megjithatë, kampioni sudez arriti të shënojë i pari në këtë takim, shkruan portali arbresh.info.
Malmo kaloi në epërsi në minutën e 13-të, nëpërmjet sulmuesit, Carlos Strandberg, i cili shënoi me lehtësi.
Pas këtij momenti, Drita tentoi të barazonte rezultatin nëpërmjet, Haxhi Neziraj.
Në minutën e 30-të, portieri i Dritës, Leutrim Rexhepi, bëri një pritje bravoroze për ta shpëtuar golin e “sigurtë” të Malmos. Por, Drita nuk u dorëzua dhe tentoi ta shënonte golin e barazimit kur Betim Haxhi Musa rrezikoi me kokë portën e Malmos.
Malmo deri në fund të pjesës së parë, arriti të dyfishojë epërsinë.
Rezultati i pjesës së parë 0 me 2, në favor të mysafirëve./arbresh.info/
Zyrtare: Kosova ka 1,586,659 banorë rezidentë
Ekspertët ndërkombëtarë vlerësojnë procesin e regjistrimit t...
BE ndalon një sasi të mandarinave shqiptare, cilësohen të rr...
KQZ me fushatë për promovimin e barazisë gjinore në proceset...
Kurti: Regjistrimi i popullsisë ofron pasqyrë të saktë për t...
Zgjedhjet e 11 majit, Rama: Votimi i diasporës proces komple...