Google ADS

Drita ka mposhtur skuadrën polake Lechia Gdansk

16:18 | 23 Janar 2024
D.H

Drita ka arritur një tjetër fitore në fazën përgatitore që po e zhvillon në Turqi, duke mposhtur skuadrën polake Lechia Gdansk.

Skuadra gjilanase ka fituar me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.

Goli i parë u realizua në miuntën e katërt nga Arb Manaj.

Kurse polakët barazimin e gjetën në minutën e 51-të.

Por Drita nuk u dorëzua dhe gjeti golin në minutën e 73-të me anë të Albin Prapashticës, për të fituar këtë ndeshje.

Kjo ishte fitorja e tretë me radhë për skuadrën e Dritës pasi  mposhtën hungarezët e Vasas 6-1 dhe ukrainasit e Chernomets Odesea 3-1./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme