Drenica ka fituar me shumë mund ndaj kampionit të këtij edicionit Ballkanit në kuadër të javës së 35-të në BKT Superligën e Kosovës me rezultat 3-1.
Pjesa e parë përfundoi pa gola, mirëpo në të dytën gjërat ndryshuan, duke u shënuar në total tre gola.
Lumbardh Dellova e kaloi Ballkanin në epërsi me golin e shënuar në minutën e 53-të.
Por, Drenica më pas realizoi dy gola që ia sollën tre pikë të mëdha në luftën për t’i ikur barazhit.
Ishte minuta e 58-të e takimit kur Drenica realizoi golin e parë, derisa në minutën e 73-të i përmbysën shifrat në 2-1.
Skuadra nga Skenderaj nuk u dorëzur deri në fund dhe shënoi edhe të tretin në minutën e 85-të.
Pas javës së 35-të, Ballkani tashmë i konfirmuar kampion ka 73 pikë, ndërsa Drenica që gjendet në vendin e tetë ka grumbulluar 47 sosh.
Fitore në këtë rreth ka marrë edhe Drita, që si mysafir i Prishtinës ia doli të fitonte 1-0.
Në një përballje mjaft të nxehtë, goli i vetëm i takimit erdhi në minutën e 90+2, kur Marko Simonovski shënoi për 1-0.
Me këtë fitore, Drita gjendet në vendin e tretë me 61 pikë, ndërsa Prishtina në të gjashtin me 48 sosh dhe vazhdon luftën për t’i ikur barazhit, kur ka mbetur vetëm edhe një xhiro deri në fund.
Kërcënime me bomba në dhjetëra shkolla në Gjermani
Çdo 10 minuta, në botë vritet një grua
Trajneri i Empolit i frikësohet një largimi të mundshëm të I...
Lëshohet në qarkullim pulla postare që lufton dhunën kundër ...
Osmani: Derisa çdo grua të jetë e lirë nga dhuna, asnjëra ng...
Barku i madh shkakton osteoporozën edhe tek meshkujt