Drita fiton kryendeshjen e javës ndaj Prishtinës

15:32 | 20 Mars 2022
Lorik Gerbeshi

Drita ka arritur fitore me rezultat 2-0 kundër Prishtinës në kuadër të xhiros së 26-të të Superligës së Kosovës.

Pjesa e parë e takimit nuk solli goli, por rastet nuk ishin të pakta. Vendasit u treguan shumë më kërkues se mysafirët, duke rrezikuar disa herë portën e Eglant Haxhos.

Pjesa e dytë ishte më konkrete. Kjo pasi bardhekaltrit realizuan dy herë.

Goli i parë u shënua nga Marko Simonovski në minutën e 48-të të ndeshjes.

Ani pse ishin në epërsi prej një goli, Drita asnjëherë nuk e ndali ofansivën, duke rrezikuar vazhdimisht, ndërsa kryeqytetatist mundoheshin të përfitonin nga kundërsulmet.

Për rezultatin 2-0 dhe përfundimtar të ndeshjes u përkujdes Prince Balde, i cili realizoi me kokë në minutën e 80-të.

Deri në fund të ndeshjes pati edhe disa raste tjerta, por që mungonte konkretizimi.

Me këtë fitore, Drita vazhdon të jetë në vendin e tretë me 46 pikë të grumbulluara, ndërsa Prishtina numëron 32 pikë dhe renditen në vendin e gjashtë./Arbresh.info

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme