RC Cola Drita ka fituar finalen e parë të ‘play-offit’ në Ligën e Parë, duke mundur Istogun me rezultat 92-74 (26:19, 21:20, 17:16, 28:19).
Gjilanasit kishin epërsi konstante nga fillimi i ndeshjes dhe në fund fituan me meritë, njofton FBK.
Te RC Cola Drita u dalluan Arian Memeti me 18 pikë e 13 kërcime, Bardh Jakupi me 15 pikë e 8 kërcime dhe Qëndrim Demi me 15 pikë, kurse te Istogu u dalluan Fisnik Juniku me 25 pikë, Ardit Pepaj me 18 pikë e 8 kërcime dhe Diamant Shabani me 8 pikë e 18 kërcime.
Skuadra që shënon dy fitore do të shpallet kampione e Ligës së Parë dhe do të inkuadrohet direkt në Superligë.
Ndërkaq, finalisti në “play-off” do të përballet me Trepçën që kishte përfunduar e shtata në Superligë për një vend në edicionin e ardhshëm në garat e elitës.
Haxhiu: Serbia s’i dorëzon kriminelët e luftës, ne do t’i gj...
Vitia nënshkruan listën finale që i hap udhë jetësimit të Li...
Pritjet deri në 40 minuta për të hyrë në Kosovë
Ambasada amerikane nderon Hovenierin për marrëdhëniet ShBA-K...
Hoxha pret ambasadoren greke: Shtim të sporteleve në pikat k...
Presidenja e Gjeorgjisë kërkon që data e zgjedhjeve të cakto...