Këtë fundjavë do të nisë sezoni i ri i Superligës, na pret garë e nxehtë për titull, Kupë dhe Evropë
Këtë fundjavë do të hapet perdja e sezonit të ri në Superligën e Kosovës në futboll. Gara do të jetë mjaft e nxehtë, ndërsa një pjesë e mirë e ekipeve do ta synojnë titullin, Kupën dhe Evropën. Xhiroja e parë nis me një ndeshje derbi, atë ndërmjet Dritës dhe Feronikelit.
Të dyja ekipet kanë bërë ndryshime të mëdha gjatë verës në ekipet e tyre, por rivaliteti mbetet i njëjtë. Siç dihet, Drita dhe Feronikeli e kanë dominuar futbollin kosovar në vitet e fundit. Ndërkaq, kampionia aktuale, Prishtina, e nis sezonin 2021/2022 si mysafire e Malishevës, shkruan Gazeta Express.
Bardhekaltrit duan fitore gjithsesi në udhëtim ndaj skuadrës së promovuar në ligën elitare. Malisheva nga ana e saj do të mundohet ta ndal së paku një pikë në shtëpi ndaj kryeqytetasve. E fituesi i Kupës, Llapi e pret skuadrën tjetër të inkuadruar në Superligë, Ulpiana.
Ekipi i Tahir Batatinës, i motivuar pas triumfit në Superkupën e Kosovës, llogarit që pikët t’i mbajë në shtëpi. Një tjetër ndeshje interesante pritet të jetë ajo në mes të Ballkanit me Dukagjinin. Therandasit janë protagonistë viteve të fundit në futbollin kosovar dhe shihen si favoritë.
Mirëpo, skuadra nga Klina është përforcuar gjatë kësaj vere dhe s’do mend se shkon në Suharekë për të nxjerrë pikë. Në bazë të vendimeve të reja të Ministrisë së Shëndetësisë, në tribuna mund të qëndrojnë shikues nga 30 për qind i kapacitetit të stadiumit. Të gjitha ndeshjet do të fillojnë në orën 17:00.
Borrell jep paralajmërimin përfundimtar për luftën në Ukrain...
Vullneti ironizon banorët: Publiku e ka kuptuar nga Big Brot...
Alonso kërkon fitoren e tretë radhazi të Leverkusen
Vendoset gurthemeli i Shkollës së Mesme Profesionale në Podu...
32-vjeçari intervistohet nga policia për gjuajtje me armë zj...
“Po të lë anash”, Driloni e Anisa flasin për lojë