Drita eliminon Dukagjinin pas ekzekutimit të penalltive në Kupën e Kosovës

16:07 | 6 Mars 2024
D.H

Drita ka arritur të mposht skuadrën e Dukagjinit në kuadër të çerekfinales së Kupës së Kosovës, pas ekzekutimit të penalltive me rezultat 4-3.

Ndeshja në kohën e rregullt u përmbyll 0-0, shkruan Arbresh.info.

Teksa edhe pas vazhdimeve nuk pati gola.

Në penallti më të saktë ishin mysafirët e Dritës, duke fituar me rezultat 4-3 dhe duke iu bashkuar Prishtinës në gjysmëfinale të Kupës së Kosovës.

Dy emrat tjerë të gjysmëfinalistëve do të mësohen nesër pas ndeshjeve Malisheva-Ballkani dhe Vjosa-Suhareka./Arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme