Google ADS

Drita eliminohet në Liga e Kampionëve, mposhtet thellë nga Malmo

21:06 | 17 Korrik 2018
Arbresh Info

KF Drita është mposhtur me rezultat të përgjithshëm 5 me 0 nga Malmo FF.

Pas disfatës 3 me 0 javën e kaluar në takimin si nikoqir në “Adem Jashari”, ekipi kampion i Kosovës është mposhtur edhe në ndeshjen kthyese nga Malmo të zhvilluar në Suedi, shkruan portali arbresh.info.

Skuadra nga Gjilani ka pësuar disfatë me rezultat 2 me 0 në takimin e zhvilluar mbrëmjen e sotme (e martë) në stadiumin Swedbank të zhvilluar në kuadër të raundin të parë kualifikues në UEFA Ligë të Kampionëve.

Carlos Strandberg zhbllokoi rezultatin në minutën e 55′ të pjesës së dytë duke shënuar për 1 me 0 pas asistimit nga Samuel Adrian para se Eric Larsson të dyfishonte epërsinë vetëm pesë minuta më vonë pas një topi të pranuar nga këndi nga futbollisti shqiptar Egzon Binaku.

Rivali i ardhshëm i Dritës është fituesi i ndeshjes në kuadër të Evropa Ligës ndërmjet F91 Dudelange – Videoton, ndërsa Malmo do të përballet me skuadrën CFR Cluj në raundin e dytë./arbresh.info/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme