Drita e pa fat, eliminohet nga Conference League në minutat e fundit

22:41 | 3 Gusht 2023
KRG

FC Drita është eliminuar nga Conference League në ndeshjen ndaj Viktoria Plzen, ku humbi me rezultat 1-2.

Ndeshja e zhvilluar në stadiumin “Fadil Vokrri” sonte, dhuroi spektakël nga ana e lojtarëve ashtu edhe nga ana e tifozëve “Intelektualët”, shkruan arbresh.info.

Pjesa e parë e ndeshje përfundoi baras.

Kurse goli i parë erdhi në pjesën e dyte nga mysafirët ku autor ishte Rafiu Durosinmi në minutën e 76-të.

Blerim Krasniqi gjeti golin e barazimit në minutat e fundit.

Ndërsa probleme me reflektorët e stadiumit e obligoj gjyqtarin që të ndërprenë ndeshjen dy herë.

Pas këtyre ndërprerjeve, u dhuruan 18-të minuta lojë shtesë, ku edhe Blerim Krasniqi u ndëshkua me kartonin e tij të dytë të verdhë dhe është larguar nga fusha.

Në një gabim skandaloz në mbrojte nga Drita, gjyqtarit vendosi për një penallti në favor të mysafireve, ku ekzekutues isht  Erik Jirka i cili ia dhuroi epërsinë Viktoria-s.

Ndeshja përfundoi në favor të mysafireve me rezultat 1-2 dhe duke e eliminuar FC Dritën nga Conference league. /arbresh.info.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme