Drita e nis vitin me largime, pas Georgiev largohet edhe Agyare

13:31 | 2 Janar 2024
E.H

Drita përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, ka njoftuar se me marrëveshje të dyanshme e ka mbyllur bashkëpunimin me qendërmbrojtësin Benjamin Agyare.

Agyare ishte transferuar tek Drita në gusht të vitit 2022 si lojtar i lirë, por në mungesë të minutave ai kishte luajtur për pjesën më të madhe si huazim tek ekipi i Drenicës, para se drejtuesit e klubit gjilanas të vendosin që ta rikthejnë në ekip shkaku i paraqitjeve të mira.

“FALEMINDERIT BENJAMIN

Ju njoftojmë që me marrëveshje të dyanshme kemi mbyllur bashkëpunimin me mbrojtësin tonë Benjamin Agyare.

Klubi jonë e falënderon Benjamin për kontributin e dhënë dhe i dëshiron shumë suksese në vazhdim të karrierës”, thuhej në njoftimin e Dritës.

Kujtojmë që dje, Drita kishe njoftuar edhe për largimin e Dilyan Georgiev i cili po ashtu nuk arriti që të impresionojë me paraqitjet e tij tek klubi dhe u largua pa lënë shenja./Telegrafi/

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme