Drita dhe Llapi do të zbresin në fushë sonte (e enjte) për të zhvilluar ndeshjet e para të rrethit të dytë të Ligës së Konferencës.
Për Dritën sonte fillon sezoni, pasi nis aventurën evropiane nga rrethi i dytë i Ligës së Konferencës ku përballë do të ketë islandezët e Breidablik me fillim nga ora 21:15.
Skuadra e Zekirija Ramadanit synon që të marrë rezultat pozitiv në ndeshjen e parë në Islandë, para se të martën të pres kundërshtarët në Kosovë.
Në rast kualifikimi, Drita në turin e tretë do të ndeshjet me fituesen e çiftit Auda-Cliftonville.
Pasi janë eliminuar nga Liga e Evropës, Llapi do të luaj në rrethin e dytë të Ligës së Konferencës, ku përballë kanë një kundërshtar shumë të vështirë si Brondby.
Llapjanët kërkojnë të shkaktojnë befasinë e madhe, edhe pse një gjë e tillë nuk do të jetë aspak e lehtë.
Dueli mes Brondbyt dhe Llapit fillon nga ora 19:00 në Brondyb Stadium.
Në rast se nënkampionët e Kosovës kalojnë më tej, atëherë në turin e tretë të do ndeshjen me një mes polakëve të Legia Warszawa ose uellsianëve të Caernarfon Town. /Telegrafi/
Hovenier përfundon mandatin: Po largohem si një mik i fortë ...
KOSTT: Nuk ka mungesë të energjisë elektrike, ka vetëm ngark...
Gjendet pa shenja jetë një grua në Shtërpcë
Vrasja e Gjyljeta Ukellës, Edmond Lajçi dënohet me burgim të...
Vendoset gurthemeli i Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjar...
Peci: Në 2024 janë ndarë 89 milionë euro grante e subvencion...