Drita ka vazhduar me serinë e fitoreve, ndërsa sot (e diele) e ka mposhtur në udhëtim skuadrën e Llapi-t.
Skuadra nga Gjilani fitojë me rezultat 0 – 4, shkruan portali arbresh.info.
Mërgim Pefqeli në minutën e tetë shënojë autogol, duke i kaluar mysafirët në epërsi, kurse pas gjashtë minutave ishte sulmuesi Kastriot Rexha që dyfishojë shifrat.
Gjatë pjesës së dytë, të dy skuadrat provuan të gjejnë rrugën drejt golit, ndërsa ishin mysafirët që realizuan në minutën e 84-të përmes Erjon Vucaj dhe fitoren e vulosi Izair Emini pas katër minutave.
Pas kësaj fitore, Drita mban kreun me 61 pikë, derisa Llapi renditët në pozitën e gjashtë me 39 pikë.
Tre pikë tejet të rëndësishme i ka fituar edhe Trepça ’89 në udhëtim te skuadra e Ferizajit, të cilën e mposhti me rezultat 2 – 5.
Në minutën e 18-të ishte Bardhi që shënojë autogol, duke i kaluar mysafirët në epërsi, ndërsa menjëherë pas tre minutave Traore dyfishojë rezultatin, kurse golin e tretë për Trepçën ’89 e shënojë ylli i skuadrës Arb Manaj në minutën e 39-të, rezultat me të cilin skuadrat shkuan në pushime.
Edhe në pjesën e dytë ishte skuadra mysafire që dominojë, edhe pse ishin vendasit që realizuan të parët në minutën e 61-të përmes Kenan Oranës, kurse golin e katër për Trepçën ’89 e shënojë Jashari nga pika e bardhë në minutën e 68-të, ndërsa golin e dytë të Ferizajit e shënojë Krasniqi në minutën e 74-të dhe fitoren e Trepçës ’89 e vulosi Berat Ahmeti në minutat shtesë (90+2).
Pas kësaj fitore Trepça ’89 renditët në pozitën e nëntë me 34 pikë, ndërsa Ferizaj një pozitë më lartë me 26 pikë të tubuara./arbresh.info
Bill Clintoni shtrohet në spital
Federata e Futbollit në Gjermani nderon legjendën Franz Beck...
Përgjuesi i Vullnetit po “çmend” banorët
Xuxi aludon se Gresa ka pëlqim për të, tregon momentet kur i...
NASA: Anija kozmike Parker Solar Probe i afrohet Diellit
Pesë lojtarë të kombëtares shqiptare nuk e kanë humbur asnjë...