Gjatë ditës së sotme ka mbaruar edhe xhiroja e fundit e sezonit vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, ku Drita e Ballkani triumfuan ndeshjet e tyre përkatëse.
Gjilanasit fituan me shumë mund ndaj Feornikelit ’74 me rezultat 2-1, shkruan Arbresh.info.
Kurse, fitore gjatë ditës së sotme fitoi edhe Ballkani në derbin lokal ndaj Suharekës me rezultat 0-2.
Gjatë ditës së shtunë u luajtën edhe dy ndeshje tjera me Prishtinën që luajti baras me Malishevën pa gola 0-0 në kryeqytet.
Kurse fitore të rëndësishme ditën e djeshme shënoi Ferizaj që e mposhti skuadrën e Gjilanit me rezultat 3-1 dhe iku nga zona e rrezikut për të rënë në Ligën e Parë.
Ndërsa ndeshja hapëse e xhiros së 18-të mes Llapit e Dukagjinit u mbyll pa gola 0-0.
Pas 18 javësh, Drita është në krye të tabelës me 40 pikë dhe e mbyll stinorin vjeshtor si kampione e Kosovës. Ndjekësi i parë i “Intelektualëve” është Ballkani me 33 sosh. Kurse top treshen e mbyll, Malisheva me gjithsej 30 pikë.
Prishtina është e katërta me 27 sosh, kurse në vendin e pestë është Suhareka me dy më pak, Gjilani është i gjashti me 21 ndërsa Dukagjini ka po aq pikë dhe renditet i shtati.
Pozitën e barazhit e mban Ferizaj me 20 pikë, ndërsa Llapi është befasia e këtij gjysmëkampionati duke u renditur në vendin e nëntë në tabelë me 18 pikë dhe rrezikuar rënien në Ligën e Parë.
I fundi në tabelë është Feronikeli ’74 me 10 pikë./Arbresh.info
Mot i paqëndrueshëm në Shqipëri, vranësira dhe reshje shiu, ...
Një orë pritje për hyrje në Kosovë nga Dheu i Bardhë
Turqia ia zë vendin Iranit si forcë e huaj mbizotëruese në S...
Bernabeu iu përul legjendës: Një lamtumirë madhështore për d...
Meksikë, rrëzohet avioni “Cessna 207”, raportohet për 7 vikt...
LDK shënon 35-vjetorin e themelimit