Google ADS

Drita e mbron titullin, kampionati mbyllet me super atmosferë

23:53 | 14 Maj 2023
Orgesa Haziri

KV Drita është kurorëzuar me titullin e shtatë në histori të klubit, duke arritur fitore sensacionale me përmbysje në serinë e finaleve.

Ndeshja e pestë, dhe e fundit e kësaj serie, solli një tjetër pasqyrë fenomenale të volejbollit, në palestrën e stërmbushur me mbi 3500 spektatorë.

Me një koreografi të veçantë dhe me praninë e tifozëve “Intelektualët” dhe “Shqiponjat e zeza”, spektakli ishte i garantuar.

Në hapje të ceremonisë, presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci, u ndau fanellat e Kombëtares së Kosovës në volejboll, kryetarit të Gjilanit Alban Hyseni dhe drejtorit për sport në Skenderaj, Alban Berisha.May be an image of 6 people, people playing voleyball and text

Ndeshja nisi me rivalitet të jashtëzakonshëm dhe me ndryshime të shpeshta në epërsi, duke u konkretizuar me fitoren e Dritës 25:22.

Në setin e dytë, Skenderaj e nisi më mirë.

Skuadra nga Drenica madje pati epërsi te vazhdueshme në rezultat, e cila u humb befasisht në fazën e fundit të setit, falë një serie prej 6:0 të Dritës.

Gjilanasit triumfojnë 25:22 edhe në setin e dytë.

Pas epërsisë prej 2:0 të Dritës, Skenderaj s’kishte çka të humbte dhe shkoi me të gjitha forcat, por presioni psikologjik nga disavantazhi e bëri të veten, duke ngecur në gjysmën e dytë të setit të tretë.

Drita e shfrytëzoi, duke avansuar deri në 8 pikë,  e tendenca për rikthim e Skenderajt, ishte vonë, duke u kufizuar në 21 pikë.

Drita triumfoi në fund me pikën e fundit të këtij edicioni, që mbajti autorësinë e Venera Kadriut.

Në ceremoninë e ndarjes së çmimeve, medaljet për vendin e dytë u ndanë nga anëtari i bordit Abedin Mehani, drejtori i sportit në Skenderaj Alban Berisha dhe nënkryetarja e Gjilanit Leonora Morina Bunjaku.May be an image of 4 people, people playing voleyball and text

Medaljet e arta u ndanë nga kryetari i Gjilanit Alban Hysenj, nënkryetarja e FVK-së Mimoza Shkodra Bislimi dhe sekretari i përgjithshëm i FVK-së Valon Nikqi.

Kapitenes Adelajda Prenga, trofeun ia dorëzoi presidenti i FVK-së Bahri Gjinovci.

Ndeshja u transmetua drejtpërdrejt në RTK1 dhe ishte transmetimi i 32-të i këtij edicioni, në partneritet me televizionin publik.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme