Drita e Gjilanit e ka zgjedhur trajnerin e ri dhe ai është ish ndihmësi i Shpëtim Duros, Ardian Nuhiu.
Pas eliminimit nga Digitalb Kupa e Kosovës, Duro dha dorëheqjen nga stoli i Dritës dhe kampionët në fuqi të Kosovës kishin mbetur pa trajner.
Megjithatë nuk ka vonuar shumë dhe drejtuesit e klubit gjilanas kanë zyrtarizuar Nuhiun si timonier të ri, me këtë të fundit që si trajner i parë ka drejtuar skuadrën shqiptare të Shkupit që luan në elitën e futbollit maqedonas nga fundi i vitit 2016-të deri në mars të vitit 2018-të.
Nuhiu i cili ishte asistenti i Shpëtim Duros në eksperiencën e tij të parë kosovare, nuk e fshehu gëzimin që tashmë do të jetë trajneri i parë i Dritës së Gjilanit.
“Nuk munda ta refuzoja Dritën, pasi isha pjesë e skuadrës. Isha ndihmës i Shpëtim Duros dhe normalisht që Drita ishte opsion i parë”.
“Përndryshe, çdo respekt për Duron. Pas eliminimit nga Digitalb Kupa, ai dha dorëheqje dhe erdhi oferta e klubit për mua”.
“Mund të them se do të jap maksimumin në periudhën e ardhshme, që të kemi sukses”, ka thënë Ardian Nuhiu, pas ngritjes në detyrë./ss/
Haradinaj e çon Specialen në Gjykatën e Strasburgut
Ronaldo këshillon lojtarët e Man Cityt se si ta tejkalojnë k...
Vendoset gurthemeli i çerdhes së re në Rekë-Vatë të Komunës ...
Rama: Plan strategjik për integrimin në BE, negociatat i mby...
Një 38-vjeçar në Prizren hedhet nga ballkoni i shtëpisë, pës...
Sara e emocionuar flet për dëshirën e saj të fundvitit