Klubi i volejbollit Drita shënoi fitore edhe në finalen e dytë të serisë të play-offit, kur në Prishtinë mposhti vendaset e M-Technologie me rezultat 3:0 në sete.
Pas triumfit të së premtes në Gjilan, mysafiret kanë shfaqur paraqitje akoma më të mirë në ndeshjen e dytë, shkruan arbresh.info.
Pavarësisht rivalitetit të hershëm, Drita arriti të shkëputet te shifrat 12:10 në setin e parë, të cilin e mbylli me fitore prej 25:19.
Edhe seti i dytë fillon shumë i barabartë, por ky rivalitet nuk zgjati shumë.
Gabimet e shumta të formacionit të M-Technologie, i kushtuan me ngecje në 18 pikë, duke i mundësuar Dritës epërsi prej 2-0 në sete.
Seti i tretë ishte periudha më e zbehtë e ekipit të drejtuar nga Naser Krasniqi, jo vetëm në këtë ndeshje, por nga dy finalet e play-offit.
Kufizimi në vetëm 13 pikë, problemet e shumta në formën e dy kubanezeve dhe humbja e 4 pikëve rradhazi pës mosvendosje të rregullt në fushë, ishin lëshime që i kushtuan me humbjen e thellë 25:13.
Drita tash avanson 2 me 0 në serinë e finaleve dhe është një fitore larg fitores së titullit të kampionit për edicionin 2020/21.
Ndeshja e tretë finale, pritet të zhvillohet të enjten, më 15 Prill 2021 nga ora 15:00 në Pallatin e Sporteve “Bashkim Selishta – Petriti” në Gjilan./arbresh.info/
Tre të mitur e godasin me grushte dhe i vjedhin para një 38-...
Vendimi i Gjykatës Speciale për Shalën, Jonuzin dhe Bahtijar...
U asfiksuan nga gazi, humbin jetën dy persona në Kamëz
Flet ministri Çeku: Serbia shkeli Marrëveshjen e Brukselit
Asfiksohen nga rrjedhja e gazit, dy të vdekur në Tiranë
Putin shpreh gadishmëri për negociata, por përsërit kërkesat...