Komisioni i Garave i Superligës, Ligës së Parë dhe Superligës U21, në mbledhjen e mbajtur me 19.03.2024, ka diskutuar për regjistrimin e ndeshjeve të xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjeve të xhiros së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024.
Pas shqyrtimit komplet të materialit të siguruar nga zyrtarët e ndeshjeve, bazuar në nenin 70 të Rregullores së Garave, si dhe dispozitave të Rregullores Disiplinore, mori këto:
V E N D I M E
1.Regjistrohen ndeshjet e xhiros së 26-të të Albi Mall Superligës dhe ndeshjet e xhiros së 19-të të Raiffeisen Liga e Parë Grupi A dhe B në futboll për edicionin 2023/2024 me rezultatet e arritura në fushë.
2.Bazuar në raportet e delegatëve, kontrollorëve, zyrtarëve të FFK-së si dhe të dhënat nga protokollet zyrtare të ndeshjeve, lidhur me rregullsinë e fillimit, zhvillimit dhe përfundimit të
ndeshjeve,
Komisioni i Garave pas administrimit të të gjitha materialeve dhe shkresave të prezantuara, incizimeve televizive, raporteve të personave zyrtarë të FFK-së si dhe mediave vendosi
për:
Inicime disiplinore:
Ndaj: FC ”Ballkani”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 10 dhe 32 të ndeshjes, ofendojnë në kor kryetrajnerin e ekipit mysafir Tahir Batatina. Në min 77 të ndeshjes një grup i tifozëve vendas të vendosur prapa bankinës së FC ”Llapi” në rrugë, hedhin mjete piroteknike tymuese në dhe rreth bankinës mysafire duke shkaktuar panikë të ekipi mysafir, për çka ndeshja ishte ndërprerë për tre (3) minuta.
Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi.
Ndaj: Udhëheqësit të ekipit të FC ”Ballkani”, Idriz Hajrizi nr ID 009818M82. Motivi: Pas përfundimit të ndeshjes, rrugës për në zhveshtore, shanë dhe ofendon të gjithë gjyqtarët e ndeshjes. Ky zyrtar është përsëritës i incidenteve dhe ofendimeve ndaj zyrtarve të FFK-së (gjyqtarëve). Sipas raportit të delegatit të ndeshjes Ballkani –Llapi.
Ndaj: FC ”Drita”. Motivi: Lëshim në organizimin e ndeshjes: Në min 46 të ndeshjes hudhin topa masiv në fushën e lojës, ndërkaq në min 57 hedhin tri (3) shishe PVC dhe në min 65 hedhin dy shishe PVC në fushën e lojës. Sipas protokolit zyrtar të ndeshjes Drita – Gjilani.
Ndaj: Portierit të FC ”Prishtina” , Ardit Nika nr fanelle dhe nr ID 000766M98. Motivi: Në min 32, luan me dorë jashtë zonës së rreptësisë si lojtar i fundit, për çka ishte ndëshkuar me karton të kuq direkt. Sipas raportit të gjyqtarit kryesor të ndeshjes Fushë Kosova – Prishtina./arbresh.info/
Anija ruse Ursa Major fundoset në Detin Mesdhe
Gjesti e këshillon Xhenetën: Mos merr ndonjë vendim që do të...
Hamza prezanton programin: Është koha për një qeveri që dëgj...
City kthehet pas në kohë, krizë rezultatesh si në vitin 2008
Nënkryetarja e Komunës së Leposaviqit, Marina Bogojeviq: Në ...
Gjesti, Drenushës: Po bën shumë filma, po mundohesh me e vën...