Drita – Deçiç, formacionet zyrtare

19:27 | 8 Korrik 2021
KRG

Drita do të luajë ndaj Deçiçit në Confernece League, në raundin e parë eliminator.

Nënkampioni i Kosovës ka përballë klubin shqiptar nga Tuzi, Deçiçin.

Trajneri Ardian Nuhiu, ka vendosur që nga minuta e parë të luajë me emra si Ardian Limani e Ardian Cuculi, ndërsa debutojnë edhe Muharrem Jashari, Arbnor Muja dhe Marko Simonovski.

Në anën tjetër tek sulmi i Deçiçit spikasin dyshja shqiptare Ilir Camaj dhe Krijstijan Vulaj.

Ndeshja zhvillohet në stadiumin “Fadil Vokrri” dhe fillon në ora 20:00.
Drita: Maloku, Limani, Jamal, Cuculi, Blakqori, Vucaj, Jashari, Muja, Fazliu, Ajzeraj.

Deçiç: Popovic, Dreshaj, Nicolic, Tuci, Ljuljdjuraj, Bozanovic, Rudovic, Pesukic, Vulaj, Kojasevic, Camaj.

Shpërndaje në rrjete sociale

Të ngjashme